Zhegrova, larg për të qenë pjesë e Napolit

Zhegrova, larg për të qenë pjesë e Napolit

Edon Zhergova ka qenë jashtë fushe për një periudhë të gjatë. Pikërisht dëmtimi i tij me ekipin e Lille e ka bërë që rikuperimi të kërkojë më shumë kohë. Kjo nuk është përjetuër mirë prej Zhegrovës i cili jashtë fushe është në kërkim të një rikthimi në lojë. Por, kjo kërkesë e tij lidhej dhe me një shans për të qenë jashtë Ligës së Parë.

Zërat e tij për një transferim kanë qenë të shumtë. Mesa duket nuk është se kanë qenë të pakta ekipet që kanë kërkuar shërbimin e tij. Forma e tij dhe performanca sjellin në fokus një lojtar teper premtues. Transferimi i tij drejt Napolit i cili ngriti kupën këtë sezon nuk pritet të ndodhë.

Mediat e ndryshme në Itali sjellin lajmin se transferimi i tij nuk do të kryhet. Kjo lër shkak se trajneri i ri i ekipit Antonio Conte ka zgjedhur që të mos e shqyrtojë këtë transferim. Drejtori aportiv Giovanni Manna ishte shprehur më heret tepër optimist për një lëvizje të tillë. Mirë po Conte ka qenë ai që ka ndryshuar gjithcka.

Zhegrova, larg për të qenë pjesë e Napolit
Zhegrova, larg për të qenë pjesë e Napolit

Conte ka kërkuar që afrimi i i tij të mos jetë në objektivin e këtij sezoni. Ky është një lajm i cili është konfirmuar dhe në burime pranë ekipit. Drejtuesi teknik nuk e ka vleresuar si të duhurin sulmuesin kosovar. Ai nuk ka një vend për të në projkin që është duke krijuar në Napoli. Kjo e bën që dhe lëvizja e tij të mos jetë aspak e favorshme në këtë moment

Megjithatë, klube të tjera kanë shprehur interes për Zhegrovën i cili në sezonin e ardhshëm nuk mund të jetë pjesë e Lille.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.