Zhegrova mbrin në Torino, finalizon kalimin me Juventus

Zhegrova mbrin në Torino, finalizon kalimin me Juventus

Edon Zhegrova ka mbritur në Itali dhe është duke finalizuar të gjithë procedurën e kalimit të tij në Juventus. Është pikërisht një ndër lëvizjet më të bujshme të kësaj merkatoje, duke qenë se dhe kërkesa e lojtarit ka qenë e shpeshtë për një zhvendosje të tij. Me kalimin e tij në klubin Juventin ai ka mundur të shndërohet në qendër të vëmëndjes në skenën europiane.

Edhe pse për 25 vjecarin ka pasur shpesh interes nga klube të ndryshme për kalimin e tij, ka qenë Juventus I cili arriti të sigurojë shërbimin e tij. Ka qenë një periudhë tepër intensive bisedimesh që kanë sjellë dhe kalimin e tij. Pasi që Lille ka spekuluar shpesh sa I përket të ardhmes së tij, madje se ku lojtari do të ishte I vendosur në këtë sezon.

Zhegrova mbrin në Torino, finalizon kalimin me Juventus
Zhegrova mbrin në Torino, finalizon kalimin me Juventus

Zhegrova arriti të impresionojë Juventus jo vetëm me paraqitjen e tij në sezonin e shkuar, duke qenë se Lille dhe Juventus u ndeshen në Champions League. Por, njëherësh ishte dhe forma që lojtari arriti të sigurojë mes 10 golave të shënuar në ndeshjet që ai u angazhua. Shpesh ai është vlerësuar për teknikën e tij dhe driblimin kreativ që sjell në fushën e lojës. Tashmë, me këtë përforcim Juventus është duke shpresuar për një tjetër stil në lojën e tyre.

Motta është duke krijuar një ekip I cili do të jetë konkurues në këtë sezon. Dhe më këtë prurje është duke dëshmuar dhe një herë se objektivat e qarta në këtë sezon janë të qarta dhe në arenën ndërkombëtare.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.