Zhvendosja e Brahim Diaz e bën që Real të mendojë lëvizjen

Zhvendosja e Brahim Diaz e bën që Real të mendojë lëvizjen e radhës

Real i cili në këtë sezon kalimesh ka qenë mjaft aktiv ka mundur të nënshkruajë me tre lojtarë. Një verë e nxehtë për ta sa i përket kalimeve është finalizuar më së miri. Edhe pse në ekip ka pasur një seri ikjesh që e ka pozicionuar të gatshëm për të ndryshuar.

Në ekip ka pasur gjithashtu një seri spekulimesh sa i përket një lëvizje të mundshme të Endrick dhe Rodrygo Goes. Është një mundësi që të dy yjet të jenë të pozicionuar jashtë ekipi. Por ka një mungesë lëvizje nga ekipet që mund të jenë të interesuara për shërbimin e tyre.

Mediat e ndryshme janë ato që bëjnë me dije se është duke u ndërmarrë një hap sa i përket kalimit të Brahim Diaz. Arabia Saudite mendohet se do të jetë shtëpia e tij e re për t’u vendosur atje.

Zhvendosja e Brahim Diaz e bën që Real të mendojë lëvizjen e radhës
Zhvendosja e Brahim Diaz e bën që Real të mendojë lëvizjen e radhës

Janë pikërisht tre ekipe qe kanë ngjallur interes për afrimin e tij. Neom SC, Al Nassr dbe Al Hilal janë pikërisht tre ekipe që e vleresojnë shërbimin e tij.

Alonso është treguar më i qartë me mesfushorin ku e ka specifikuar rolin e tij në skuadër. Me një pozitë e cila do të jetë në hije e bën që lojtari të ketë një mundësi sa i përket lëvizjes së tij. Klubet arabe janë të gatshme të paguajnë 40 milion euro për shërbimin e tij dhe kjo është një shenjë e cila mund ta vendosë larg.

Por, në këtë fazë nuk ka asnjë lëvizje konkrete të lojtarit. Janë dhe klube të tjera europiane që janë duke monitoruar lëvizjen e lojtarit. Arsenal dhe Milan e konsiderojnë pikërisht si një prej afrimeve që do të ndryshonte sezonin e tyre.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.