Joshua Zirkzee është duke u përballur me një periudhë mjaft të vështirë në Manchester United. Roli i tij duket se ka mbetur në hije duke mos qenë i angazhuar si më herët. Sulmuesi i ndodhur në këtë pozitë është duke kërkuar për një tjetër ekip. Qëllimi i tij është një zhvendosje e cila do të premtojë dhe do të sjellë më shumë minuta në dispozicion për të.
Merkato e dimrit duket se do të jetë ajo e cila mund të sjellë më tej një transferim të mundshëm të tij. 24 vjecari duket se ka pasur një marveshje të heshtur për kalimin e tij në Roma. Italianët duket se kanë siguruar shërbimin e sulmuesit duke e vendosur atë pjesë të tyre.
Mediat e ndryshme atje kanë qenë ato të cilat kanë hedhur më shumë dritë në ldihje me këtë kalim. Tekniku, Gasperini duket se e ka konfirmuar këtë afrim në ekip. Forma e tij duket se do të përshtatet më së miri me lojën e skuadrës italiane.

Holandezi duket se dhe nga Premier Liga nuk është se ka qenë tërësisht i papëlqyer duke sjellë kështu disa oferta për të. Ëest Ham United dhe Ëolverhampton Ëanderers janë ekipe që janë shprehur të hapur për një mbritje të tij në ekip.
Por, mesa duket Zirkzee duket se është i bindur për një transferim të tij në Serinë A. Një tjetër provë do të jetë shumë më interesante për të duke i lejuar anagzhim dhe një hapësirë cka do të vertetojë dhe një herë formën e tij më të mirë në skuadër.



