Zonja e Vjetër me një seri prurjesh në ekip

Zonja e Vjetër me një seri prurjesh në ekip

Juventus kërkon që në sezonin e ardhshëm të sjellë një ekip i cili është shumë më konkurues. Në këtë mënyrë është parë e arsyeshme që të ketë një seri afrimesh. Të cilësuara si të nevojshme për një kompeticion të gjatë që i pret. Jadon Sancho është një prej emërave që është cilësuar si një afrim i mundshëm në ekipin italian.

Zonja e vjetër e ka cilësuar si të nevojshëm repartin e sulmit për ndryshim. Për anglezin ata janë të gatshëm që të sjellin një shumë prej 30 milion euro. Por, ata shpresojnë se mund të arrijnë një marveshje të mëhershme nëse mund të sjellin një kontratë bashkëpunimi.

Mediat e cilësojnë se është ndër emrat që mund ta bëjë shumë më të thjeshtë për Zonjën e Vjetër përmirësimin e këtij seksioni. Si propozim i tyre mund të jetë dhe një shkëmbim me Dusan Vlahovic. Servi i cili është konsideruar si një mundësi për t’u transferuar në këtë sezon.

Zonja e Vjetër me një seri prurjesh në ekip
Zonja e Vjetër me një seri prurjesh në ekip

Afrimi tjetër i përlqyer nga Juventus duket se është përsëri nga Premier Liga. Douglas Luiz është një ndër mesfushorët që konsiderohet si mundësi për zhvillimin e mëtejshëm të skuadrës. Angazhimi i tij në Serinë A nuk është parë në nivelin e duhur. Një rikthim i tij mund të shënojë një mbështetje, në një kampionat ku ai ka pasur një eksperiencë mjaft të mirë.

Bardhezinjtë në mesin e këtyre lëvizjeve kërkojnë që të sigurojnë një ekip që do të jetë shumë më kompetitiv. Mundësi që do të realizohet përmes përmirësimeve të vazhdueshme.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.