Zymer Bytyqi ka munguar për një kohë të gjatë në ekipin e tij, shkak një lëndim I cili morri kohë në rikuperim. Sulmuesi kosovar ka humbur një seri prej 11 ndeshjesh deri sa arriti në një formë që mund të rikthehej. Ishte një kohë e gjatë por që shërbeu për një gjenjde më stabël për rikthimin e tij në fushën e lojës.
Duke lënë mbrapa një lëndim I cili morri shumë kohë për të Zymer Bytyqi është rikthyer në fushën e lojës. rikthim I cili ishte I pranishëm në ndeshjen e fundit të ekipit të tij CSKA Sofje. Edhe pse pas një kohe të gjatë larg fushës së gjelbër. Drejtuesi teknik zgjodhi që ta angazhojë për 28 minuta në fushën e loës.

Sfida përballë Spartak Varnas, I dha mundësinë që që ai të ishte në fushën e lojës duke dhënë kontributin e tij. Anësori në këtë sfidë bëri një paraqitje të mirë dhe të vlefshme pas një pushimi që I ishte dashur kohë në rikuperimin e tij. Sfida ishte duke shkuar tepër mirë për ekipin e tij, në një lojë ku ishte shënuar mjaftueshëm për të siguruar këtë fitore.
Por, ai nuk ngeli I vetëm pa dhënë kontributin. Ku rezultati shënonte 4-0, ai në fushën e lojës e gjen të mundur që të shënojë. Kjo si një mundi për ta cuar rezultatin e ekipit të tij në 5-0. Mundësi e cila thelloi edhe më shumë këtë rezultat për të siguruar më së miri pozitën në këtë lojë. Në 14 ndeshje në këtë edicion ai ka bërë të mundur shënimin e tre golave dhe tre asistimeve.