Ishte e pritur kjo, por ende nuk dihej zyrtarizimi I këtij largimi. I mundshëm u bë largimi I Alonso ku ai në këtë sezon kishte shprehur se dëshironte të ishte I fundit me ekipin e Bayer Leverkusen. Një zgjedhje e tij e cila konsiston në mundësinë për të pasur një eksperiencë të re dhe një detyre më motivuese.
Nën drejtimin e Leverkusen ai arriti një seri rekordesh pozitive në ekip. Duke pasur dhe eksperiencën në Champions në këtë sezon, cerekfinale të ndara mes ekipit gjerman. Bundesliga nuk është se solli një mundësi për ta në këtë sezon duke qenë se janë në vendin e dytë. Por, në sezonin e shkuar ai arriti që të sigurojë një kupë për ekipin. Kupa e Gjermanisë dhe Superkupa ishin dy trofe që plotësuan rrugëtimin e tij në ekipin gjerman.
Në përfundim të eksperiencës ai ka ndarë gjithashtu dhe fjalën e lamtumirës me ekipin që drejtoi. Fillimisht ai shprehu falenderimet për të gjithë lojtarët dhe stafin drejtues. Qëllimi I tij për të pasur sukses u arrit më së miri me detyrën e tyre të kryer. Edhe pse Alonso besonte se do të ndante më shumë trofe me ekipin krijoj mjaftueshëm besim te ekipi.

Rikthimi në rrugën e trofeve dhe luftës së vazhdueshme për titull në këtë sezon ishte një arritje për klubin. Tashmë, largimi I tij pritet të sjellë një zhvendosje në Real Madrid. Ekipi ku është përfolur më shumë për afrimin e tij. Asgjë e konfirmuar por pritet të ketë një konfirmim se cila do të jetë e ardhmja e tij dhe qëndrimi në sezonin e ardhshëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.