Talenti i rri dhe i jashtëzakonshëm i Barcelonës është shndëruar në një fenomën i cili ka marrë vëmëndjen e gjithkujt. Aktivizimi i tij ishte i hershëm me Barcelonën dhe u vendos kështu si një prej lojtarëve që ka pasur një rritje të madhe. Tashmë, interesi për të nuk është se ka ngelur vetëm te Barcelona. Por, është vendosur nën lupën e disa klubeve të ndryshme. Al Hilal duket se ka sjellë një rekord në afrimin e tij. 400 milion euro janë ofruar për yllin e rri duke kërkuar kështu afrimin e Yamal në ekip.
Vetëm 18 vjec ai mundi të nënshkruajë dhe kontratën e tij të parë profesionale me Barcelonën. Talenti i rri i cili u shfaq dhe u vlerësua fillimisht në Euro24 me debutimin e tij fantastik me Spanjën. Jo vetëm aktivizimi i hershëm atje por dhe kontributi i tij me gola në ekip.

Së fundmi ai ka nënshkruar dhe kontratën e re me ekipin katalunas. Kështu ai do të jetë pjesë e tyre me një kontratë që e mban të lidhur deri në 2031. Në këtë mënyrë ai tregoi dhe besnikërinë e tij me klubin katalanas.
Por, oferta e Al Hilal duket se do e vejë në rrezik aktivizimin e tij të mëvonshëm në Barcelona. 400 milion euro për Yamal me një kontratë e cila është shtatë vjecare e bën që ai të jetë i vendosur përballë një tjetër oferte tunduese. Duke qenë se është një ofertë e cila e mban më tej të lidhur me një shifër që e tejkalon ndjeshëm vlerën e tij të tregut. Mendohet se Barcelona mund të jetë e kërcënuar në këtë ofertë për shkak të gjendjes ekonomike që është duke u hasur ekipi.



