David Alaba në këtë sezon kalimesh është përmendur shpesh si një prej opsioneve që mund të ketë një transferim gjatë kësaj vere. Është pikërisht një kalim I mundshëm I tij në Arabinë Saudite. Por, janë agjentët e lojtarit të cilët e kanë hedhur poshtë këtë lajm I cili ka të bëjë me transferimin e tij. Edhe pse me prurjet e reja në ekip që e ngushtojnë gjithnjë e më shumë mundësinë e tij për të qenë aktiv. Ai mendohet se do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës dhe të shërbejë si një opsion për Alonso.
Por, kjo lëvizje ka shtuar zërat se transferimi I tij tashmë mund të jetë drejt Lindjes së Mesme. Ndaj në këtë mënyrë kanë qenë agjentët e Alaba që e kanë shuar të gjithë këtë vorbull mediatike duke e cilësuar si të pavërtetë. Për ta është një lajm që nuk ka të bëjë aspak me të ardhmen e lojtarit dhe kërkesës së tij për një transferim.

33 vjecari nuk ka gjithashtu një ofertë zyrtare për kalimin e tij drejt Arabisë Saudite. Është pikërisht një tjetër fakt që e quan si të pabazë një largim të tij. Në këtë teori për largimin e tij një fakt mështetës ka qenë gjithashtu dhe kontrata e tij me Real Madrid e cila është duke hyrë në vitin e saj të fundit. Deri më tani asgjë nuk është zyrtarizuar në lidhje me një transferim të tij. Pavarësisht, se minutat në dispozicion dhe në sezonin e shkuar nuk kanë qenë aspak në favorin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.