Ibrahima Konate ka marrë një ofertë nga Chelsea pas dëmtimit që pësoi Levi Colwill. Skuadra blu e londrës e ka konskderuar pikërisht si një prej përforcimeve më të favorshme. Një lojtar i cili vjen nga Premier Liga dhe ka njohje të saj.
Konate është duke hyrë në fazën e fundit të kontratës së tij me Liverpool. Vetëm një vit është prej përfundimit të saj dhe ekipi duket tepër i riskuar prej kësaj. Pasi që interes është shprehur nga Real Madrid i cili është duke shpresuar për transferimin e lirë të tij. Gjithësesi, e ardhmja e tij mbetet ende e paqartë mes interesimit të shumë klubeve për shërbimin e tij.

Los Blancos është duke e konsideruar si një ogur të mirë këtë pasi që në këtë sezon arritën të përfitonin Trent Alexander Arnold në të njetën mënyrë. Por, në anën tjetër është pikërisht Liverpool i cili nuk kërkon që të përsërisë dështimin e saj të kësaj vere. Ndaj dhe ata janë duke shqurtyar mundësi të ndryshme transferimi nëse nuk bëhët e mundur një rinovim i kontratës së tij.
Njëherësh është klubi i cili është vendosur në lëvizje për të sjellë një tjetër opsion për mbrojtjen e tyre. Mediat raportojnë më tej duke sjellë dhe një ofertë e cila është bërë për të. Bëhët fjalë 50 milion euro që janë vendosur në tavolinë nga Chelsea. Por, në të njëjtën kohë është dhe Liverpool i cili nuk dëshiron të kontribuojë në përmirësimin e skuadrës blu.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.