Alvaro Morata ka shkëputur kontratën e tij me Galatasaray. Spanjolli i ka dhenë fund kështu rrugëtimit të tij në klubin turk. Sulmuesi me kërkesën e tij ka zgjedhur që të jetë larg klubit turk. Ndërprerja e tij ka ardhu me vullnetin e plotë dhe për këtë ka falur dhe një shumë prej 651 mijë euro ndaj klubit. Ka qenë vetë klubi i cili e ka bërë të ditur këtë largim. Mes një marveshje të përbashkët ata kanë dakortësuar largimin e tij nga klubi.
Milan do të jetë klubi i cili ka dakortësuar dhe për vendosjen e tij në klub. Kuqezinjtë janë shprehur të gatshëm të paguajnë 5 milion euro ndaj Galatasaray. Angazhimi i tij në klubin turk erdhi në formë huazimi, me një vlerë 6 milion euro. Opsioni i blerjes së detyrueshme do të aktivizonte pikërisht një klauzolë të detyrueshme prej 8 milion euro.

Edhe pse me një formë mjaft të mirë atje, ai ka mundur të shënojë shtatë gola në 16 ndeshje. Një formë e cila në një gjysmë sezoni që ai është angazhuar ka qenë fort e mirë. Por, kjo nuk ka sjellë aspak një pengesë që të shkojë në një tjetër ekip.
Sulmuesi duket se do të bashkohet me ekipin e Como i cili drejtohet nga Cesc Fabregas. Një kapitull i rri në karrierën e tij pritet të nisë së shpejti. Përmes një posti në rrjetet sociale ata e kanë bërë të ditur dhe e kanë falenderuar lojtarin për shërbimin e tij. Morata ka ndërprerë kontratën e tij në mënyrë vullnetare dhe ka sjellë dhe një falje të shumës. Po ashtu dhe klubi i cili do të sjellë në arkën e Galatasaray një shumë prej 5 milio euro për largimin e tij.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.