Arijanet Muric është duke fituar gjithnjë e më shumë besimin e ekipit të Sassuolos. Portiere I kombëtares së kosovës ka mundur të tregojë një formë mjaft të mirë me angazhimin e tij në këtë ekip. Për të janë dashur shumë pak ndeshje që ai të mund të fitojë besimin e skuadrës për formën e tij. Tashmë, drejtuesit e klubit janë mëse të sigurt se ai do të jetë I duhuri për ekipin, ku dëshirojnë qëndrimin e tij përgjithmonë në ekip.
Sassuolu është shprehur e gatshme për të bërë një investim të rëndësishëm për të ardhmen e ekipit. Qëllimi I tyre do të jetë mbritja në ekip e kartonit të Muric I cili është bashkuar në ekip prej klubit anglez Ipsëich Toën. Me një formë mjaft të mirë në Serinë A duket se do të ketë një angazhim më të qëndrueshëm në këtë kampionat.

Portieri 26 vjecar ka mundur të sigurojë një performancë e cila është vlerësuar dhe me qëndrimin e tij në formacionin e javës të kampionatit Italian. I vendosur si një figurë kyce në disa prej ndeshjeve të zhvilluara në këtë fillim sezoni. Ai ka ndjellur interesin e një qëndrimi më të gjatë në ekipin e Sassuolos.
Skuadra angleze ka vendosur një klauzolë lirimi prej 10 milion euro për portierin e Kosovës. Por, është konsideruar si një shumë që do të duhet të reduktohet më tej prej ekipit Italian. Ende nuk dihet se cila do të jetë oferta e tyre në këtë afrim që synojnë. Por, qëllimi për afrimin e Muric tashmë është mjaft I qartë.



