Manchester United është duke shpresuar që në këtë merkato dimri do të mund të sjellë në ekip një ndryshim në sulm. Është pikërisht reparti I cili do të duhet të ketë ndryshimet e nevojshme. Ndaj dhe janë të gatshëm që të hapin thesin për të bërë të tyre një prej yjeve të sulmit. 70 milion euro janë të gatshëm të ofrojnë për afrimin e italianit Mateo Retegui. Duket se nuk është interesimi I tyre I vetëm. Duke qenë se do të jenë në kërkim po ashtu të Federico Dimarco nga Inter.
Janë pikërisht yjet italianë të cilët kanë tërhequr mjaft vëmëndje nga klubi anglez dhe kërkojnë që të shtojnë në ekipin e tyre këtë shërbim. Amorim duket se është dhe iniciator I kësaj lëvizje duke qenë se ka një vlerësim mjaft të madh për Dimarcon. Ylli I Inter është tentuar dhe më herët gjatë verës 2024 për të qenë pjesë e djajve të kuq. Por, ka qenë një marveshje e cila nuk është finalizuar.

Dimarco në anën tjetër duket se është një prej tyre I cili nuk do e ketë të lehtë një shkëputje prej Inter. Duke qenë se ai ka shprehur dëshirë që karrierën e tij ta mbyllë në klubin italian. Po ashtu drejtuesit janë duke kërkuar që ta mbajnë pranë klubit me një qëndrim drei në 2029. Retegui I cili është një tjetër sulmues në Listën e tyre konsiderohet si opsion që mund të shërbejë.
Qëndrimi I tij është në Al Qadsiah me një kontratë e cila përfundon në këtë verë. Kalimi I tij nga Atalanta si golashënues më I mirë I Serisë A. ende nuk dihet nëse United do të mund të sigurojë këtë shërbim.



