Vincent Kompany duket se ka marrë dhe një herë mbështetjen e drejtuesëve të Bayern Munich për drejtimin e klubit. Ai do të qëndrojë më tej për të zgjatur shërbimin e tij në klubin gjerman. Me një kontratë të re ai do të jetë I vendosur në këtë funksion deri në vitin 2029. Cka e vendos belgun me një periudhë shumë më të gjatë, ku do të ketë mundësi të tregojë aftësinë e tij.
29 vjecari I cili ka vetëm një vit në krye të klubit ka pasur mundësi që të shkëlqejë në qëndrimin e tij atje. Ai ka mundur të sigurojë mesatarisht 2.33 pikë në 67 ndeshje të luajtura. Cka tregon për një formë mjaft të mirë të tij në këtë ekip. Performanca e tij ka bindur më tej drejtuesit për të sjellë një qëndrim më të gjatë të tij në krye të klubit.

Drejtori ekzekutiv I klubit gjerman e ka cilësuar si të duhurin për të vazhduar shërbimin më tej. Vincent duket se është gjendur mjaft mirë dhe ka pasur një bashkëveprim të plotë me të gjithë ekipin. Njëherësh një reagim mjaft pozitiv ka mbritur dhe prej Kompany sa I përket qëndrimit të tij më gjatë pjesë e ekipit.
Klubi I ka shprehur hapur besimin teknikut për të vazhduar kështu më tej rrugëtimin e tij. Duke qenë se shihet si shërbim që mund të sjellë mundësi më të mirë sa I përket shërbimit të mëtejshëm. Pjesëmarrja në europë dhe kampionati vendas do të jenë padyshim detyrat kryesore të Kompany.



