Petar Sucic, mesfushori kroat është duke fituar gjithnjë e më shumë mbështetjen e tifozëve zikaltër. Në vetëm pak muaj pasi ai ka mbritur në Inter ka mundur të realizojë një paraqitje fantastike. 22 vjecari me formën e tij është shndëruar në titullar dhe I duhuri për listat e Chivu. Janë 11 daljet e tij në Serinë A dhe në Champions ku lojtari ka mundur të tregojë formën më të mirë të tij.
Karakteristikat e tij si teknika tepër e lartë, aftësia për të pasur një kontroll njëherësh dhe rritmi I lojës së tij. Pikërisht këto janë vlerësuar dhe më herët kur ai aktivizohej në Zagreb. Drejtuesit e Inter me zbulimin e tij në shkurtin e 2025 ishin mjaft të vendosur se një lojtar I tillë do të ishte mbështetja e duhur për skuadrën. Ndaj dhe afrimi I tij ishte I shpejtë duke sjellë një ofertë prej 14 milion euro ndaj lojtarit.

Sucic u konsiderua si investimi I duhur dhe një lojtar që do të ishte në zgjedhjen e duhur për të ardhmen e skuadrës. Kroati debutoi me qetësi në daljen e tij të parë duke u angazhuar në mekanizmin e skuadrës. Momenti I tij në skuadër padyshim ishte goli I shënuar prej tij në sfidën që inter fitoj me Fiorentinën.
Chivu arriti të besojë në elementet e lojtarit duke e cilësuar si opsionin e duhur për vazhdimin e skuadrës. Mesfusha nën angazhimin e tij ndihet të jetë shumë më e plotë dhe të krijojë raste të ndryshme. Inteligjent, disiplinë, teknikë e bëjnë atë të jetë një prej lojtarëve të rinj më premtues për të ardhmen.



