Sporti në dekadën e fundit por jo vetëm është shndëruar në profesionet që paguan mjaft mirë. Angazhimi në ekipe të mëdha apo dhe për sporte individuale arrin të gjenerojë mjaftueshëm për të gjithë sportistët. 2025 shënoi po ashtu një vit mjaft produktiv nga ana monetare duke sjellë mjaftueshëm fitime për të gjithë sportistët.
Edhe pse me disa dallime të cilat janë mjaft të mëdha sa I përket fitimit, më të paguarit prej tyre arritën të shënonin rekorde. Futbolli nuk është e vetmja gamë e sportit që sjell mjaft fitime tashmë. Por, në tërësi e gjithë hallka e sportit arrin të aguajë mjaftueshëm mirë për të gjithë sportistët. Dominance e secilit prej tyre në sportin që ushtron sjell fitime të majme.

Në këtë listë janë tetë sportistët që për këtë vit kanë fituar më së shumti në sportin që zhvillojnë. Ronaldo ka mundur përsëri të jetë në krye të këtij klasifikimi duke u renditur kështu me 220 milion euro të arkëtuara për këtë vit. Portugezi I cili luan në Arabinë Saudite vazhdon të shërbejë dhe të jetë një figurë kyce atje.
- Carlos Alcaraz (Tenis) – 48.97 milionë euro
- Patrick Mahomes (Futboll Amerikan) – 68 milionë euro
- Leëis Hamilton (Formula 1) – 84.67 milionë euro
- Jon Rahm (Golf) – 85.26 milionë euro
- LeBron James (Basketboll) – 108.97 milionë euro
- Juan Soto (Bejsboll) – 109.4 milionë euro
- Canelo Alvarez (Boks) – 116 milionë euro
- Cristiano Ronaldo (Futboll) – 220 milionë euro



