Gianni Infantino, në një dalje të tij e ka bërë të qartë se FIFA është duke sjellë një tjetër ndryshim në rregulloren e saj. Bëhët fjalë për kartonin e kuq i cili si një ndryshim mund të prekë më shpejt lojtarët. Ndryshimi pritet të vendosë një normë të re sa i përket përballjeve që do të jenë në fushën e lojës. Me këtë ndryshim gjatë përballjeve që ka mes kundërshtarëve dhe do të ketë një mbulim të gojës mund të shënojë kështu një ndëshkim për ta.
Fill është një propozim i cili është servirur pas një fenomeni i cili është duke ndodhur. Fyerjet raciste duket se janë përqafuar sërisht nga futbollistët ndaj kundërshtarëve të tyre. Të vendosur nën këtë veprim ata do të duhet të jenë dhe një herë të vëmëndshëm si organ për të sjellë një organizim sa më të mirë në fushën e lojës.

Rasti i Vinicius JR duket se do të shënojë një tjetër hap të rëndësishëm për fushën e lojës. Vështirësia e hetimit në këtë përplasje ka bërë që organi të mendojë dhe të risjellë një tjetër hap sa i përket vendosjes në fushën e lojës.
Rregulli i rri ka të bëjë që në përballjet dyshë do të duhet që me cdo kusht asnjë prej palëve të mund të mbulojë gojën e tij. Kjo shihet si një rregull i cili do të mund të shmangë të gjitha keqkuptimet dhe akuzat e kundërshtarit. Në të kundërt do të jetë një hap mjaft i qartë për arbitrat që të sjellin ndëshkim ndaj atyre të cilët e refuzojnë këtë rregull të rri.



