FIFA është duke kërkuar që të sjellë një ndryshim mjaft të rëndësishëm sa I përket rastit të fundit të Gianluca Prestiannit. Lojtari bëri një koment racist ndaj Vinicius JR dhe është duke u kosnideruar si një ndër ato situata të cilat do të duhet të ketë një ndërhyrje. Braziliani në këtë ndeshje pati një ndikim mjaft të rëndësishëm në fushë duke mundur të shënojë dhe golin e vetëm të kësaj sfide.
Por, e gjithë loja e tij dhe kontributi në ekip duket se nuk kishin të njejtën rëndësi pas komenteve raciste të cilat u drejtuan ndaj tij. Vinicius ishte ai I cili kërkoi nga gjyqëtari një pushim prej 10 minutash në bazë të protokollit anti racizëm. Ishte një pjesë e cila u mbështet po ashtu dhe prej bashkëlojtarit të tij Kylian Mbappe.

Francezi cilësoi se ishte Prestianni, nën mbulimin e gojës me bluzë duke cilësuar një seri ofendimesh raciste ndaj Vinicius. UEFA sipas parashikimeve të saj një ndëshkim të tillë e ndëshkon deri në tre javë pezullim. Por, është pikërisht një prej atyre incidenteve të cilat mund të shkaktojnë kështu një rregull të rri.
Sanksioni është një pikë e cila do të duhet të rishikohet në këtë pikë dhe do të mund të sjellë kështu një tjetër ndëshkim në lidhje me sjelljet e tilla raciste. Pikërisht një fakt nga I cili shumë prej organizatorëve janë përpjekur për të sjellë një zhvillim sa më të drejtë të lojës.



