Vendimi I Trump mund të ndikojë ekonominë e futbollit

Vendimi I Trump mund të ndikojë ekonominë e futbollit

Politika e Trump pritet të ketë ndikimin e saj dhe në futboll. E mërkura u quajt ndryshe si Dita e Clirimit nga Presidenti Trump. Ai dhe administrata e tij zgjodhën që ta cilësojnë tregun e lirë amerikan duke synuar një tarifë shtesë. Kjo tarifë ka të bëjë me të gjithë produketet e importuara nga shtet të ndryshme. Një cilësim I një ekonomie më të fortë në të ardhmen bën që Trump të ketë këtë vendimarrrje.

Vendimarrje e cila pritet të prekë me një taksim më të lartë për të gjitha produketet që hyjnnë në Amerikë. Në një formë krejt ndryshe sic Trump njihet ai prezantoi tarifë për secilin prej shteteve. Rritja e tyre shkaktoi një rënie të stoqeve Amerikane më të madhen që mund të ketë ndodhur donjëherë. Synimi I tij është I qartë për një rritje të vazhdueshme.

Vendim prek dhe futbollin në një sferë të saj. Kupa e Botës 2026 pritet të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, gjithashtu dhe Kupa e Botës për Klube e cila zhvillohet gjatë kësaj vere. Në një rishikim të thjeshtë merret një ndër aksesorët më të blerë në një event të tillë sportiv që janë fanellat. Fanellat sportive kryesisht prodhohen në Azinë e largët. Bangladesh është furnizuesi më I madh me këtë aksesor. Një aksesor që do të pritet të ketë një rritje masive për shkak të taksës së vendosur 40% ndaj këtij shteti.

Vendimi I Trump mund të ndikojë ekonominë e futbollit
Vendimi I Trump mund të ndikojë ekonominë e futbollit

Nuk është I vetmi furnizues por ka dhe shtete të tjera që kanë por të njejtën taksë të vendosur. Kjo mund të ulë dhe konsumin për këtë produkt, duke qenë se pritet të kushtojë më shumë. Por kjo është vetëm një pjesë e kësaj goditje. Sponsorat që bëjnë të mundur realizimin e kësaj mund të kenë një tërheqje nga ky eveniment. Kryesisht janë kompani që kanë selinë e tyre qëndrore në Kinë dhe Japoni të cilat janë dhe më të riskuarat nga ky taksim.

Pritet të jetë një evenimet sportiv që mund të kalojë në krizë. Duke bërë një testim kaq të rëndësishëm sa I përket fondeve.