Relai mposht City-n, PSG rekord golash

Relai mposht City-n, PSG rekord golash

Faza e 1/8 të UEFA Champions League filloi të plotësohet, pas kalimit në fazën tjetër të Dortmund, dje kanë finalizuar dhe kalimin e tyre Real Madrid dhe PSG. Duke mbajtur ende titullin e kampionëve në fuqi, Real fitoi përballë City-t me një rezultat 3-1, seri golash e gjitha e finalizuar prej yllit francez Kylian Mbappe.

Që në pjesën e parë Mbappe realizoi dy golat e tij, duke shuar shpresat kështu për Cityn për një përmbysje rezultati duke qenë se në përballjen e tyre të parë Reali fitoi me një rezultat 3-2. Golat erdhën shumë më shpejt, në minutën e katërt Mbappe realizoi një gol fantastik duke e gjetur të papregatitur Citizens. Më pas gjatë pjesës së parë po I njejti autor mundi të shënoi të dytin duke e krijuar një hendek për City-n. Përfundimi I sfidës erdhi në minutën e 61 ku përsëri Mbappe shënoi duke kualifikuar ekipin e tij. City nuk ngeli pa një gol nderi të shënuar nga Stones në minutat e fundit të shtesës.

Ndërsa në pjesën e dytë, goli I tretë I vendosi vulën kësaj sfide duke e bërë të mundur kualifikimin e Real dhe skualifikimin e City-t ku Guardiola nuk po arrin dot të zgjidhë ngërcin që ka kapluar ekipin. Një tjetër humbje për ta në rafshin europian të kompeticioneve cka e bën situatën në ekip shumë më delikate.

Relai mposht City-n, PSG rekord golash

PSG, si e kualifikuara për fazën tjetër fitoi me një goleadë prej 7 golash përballë Brestit, ku mundi të kualifikohej me një rezultat të përgjithshëm 10-0.