Hull City është duke menduar për një ofertë të rëndësishme ndaj mesfushorit të Dinamo Zagrebit. E gjitha kjo lëvizje pritet të ketë një kushtëzim I cili ka të bëjë me transferimin atje të trajnerit të rri Sergej Jakirovic. Pikërisht Jakirovic pritet të bëhët nismëtari I kësaj lëvizje të Hoxhës në angli.
Drejtuesi teknik beson në vlerat e lojtarit duke sjellë kështu bësimin se do të jetë me të dhe në këtë transferim të rëndësishëm. Ka qenë Jakirovic I cili e transferoi atë në Dinamo Zagreb duke besuar se bëhët fjalë për një talent. Duke e njohur mjaft mirë potencialin e lojtarit pritet të ketë një tjetër bashkim të tij në ekip.
Hull City I cili është pjesë e Championship është duke kërkuar përmirësime të cilat do të duhen të kenë rezultat. Hoxha shihet si një lëvizje e duhur duke vlerësuar aftësinë e tij për të krijuar rrezik, shpejtësi në fushë dhe fleksibilitet në të gjitha krahët.

Dinamo Zagrebi është shprehur e gatshme për ta shitur 26 vjecarin në fund të këtij sezoni. Tashmë, është dëshira e tij nëse do të dëshironte të bëhëj pjesë e një rrugëtimi të rri në karrierën e tij. Janë pikërisht bisedimet që pritet të zhvillohen në javët në vijim për të përcaktuar nëse do të kemi një transferim të mundshëm apo jo.
Hoxha, ka pasur një formë të mirë dhe në daljet me Kombëtaren Shqiptare. Pavarësishtë se në daljen e fundit kundër Serbisë nuk pati rezultatin e kërkuar.