Shitja e Lakers, vendos një shifër rekord

Shitja e Lakers, vendos një shifër rekord

Los Angels Lakers është një ndër klubet e basketbollit më të njohura. Ajo që ka bërë lajm kohët e fundit është se shitja e këtij klubi ka ndodhur për një shumë prej 10 miliard euro. Familja Buss e cila kishte pronësinë e klubit ka zgjedhur që ta nxjerë në shitje klubin, ku ka realizuar kështu një finalizim të këtij aksioni.

Ende nuk ka një djeni zyrtare se cilët do të jenë pronarët e ardhshëm të klubit i cili arriti të shënojë një vend të rëndësishëm në histori. Por, janë mediat të cilat cilësojnë se nga burime të besueshme pronarët e saj janë të njohur tashmë. Pronari i rri i LA Lakers mendohet se është Mark Wolt, deri më tani është bërë e njohur se nuk do të jetë vetëm një. Pasi që Ëolt ka mundur të sigurojë 66% të apsioneve për një shumë prej 10 miliard euro.

Shitja e Lakers, vendos një shifër rekord
Shitja e Lakers, vendos një shifër rekord

Familja Buss ka pasur pronësinë e klubit që prej vitit 1979, ku ka qenë Jerry Buss i cili ka realizuar këtë transfertë të rëndësishme. Ai guxoi duke paguar plot 67.5 milion euro për të bërë të mundur pronësinë e klubit. Jack Kent Cooke ka qenë më herët pronari i saj i cili realizoi dhe shitjen e klubit drejt Buss.

Buss asaj kohe nuk përfitoi vetëm klubin e Lakers por gjithashtu dhe ekipin e hokej. I cili ishte në pronësinë e një grupi që posedonte Lakers. Los Angels Kings ka qenë ekipi i hokejt. Por, pronësia nuk ishte vetëm e klubeve por njëherësh dhe të arenave të tyre stërvitore. Lakers arriti që në shitje të arrinte një vlerë shumë të lartë. Kjo krahuasuar me klubet e tjera që janë shitur më herët.