Sezoni që sapo kaloi ka qenë mjaft I mirë për Fisnik Asllanin ai është huazuar nga SV 07 Elversberg. Kalimi I cili I dha mundësinë që të shpaloste formën e tij më të mirë duke sjellë kështu një vëmëndje të shtuar te ai. Forma e tij ka qenë fantastike duke u konsideruar dhe golashënuesi më I mirë në Bundesligën 2. Gjatë angazhimit të tij ai kishte mundësi që të shënonte 18 gola dhe të ishte present në tetë asistime.
Hoffenheim, klubi I cili zotëron kartonin e tij është duke kërkuar që të zgjatë më tej qëndrimin e tij. Ata kërkojnë që të shtojnë qëndrimin me një kontratë e cila do të jetë e vlefshme deri në 2026. Por, interesi I Werder Bermen e bën shumë më të vështirë realizimin e kësaj kontrate. Duke qenë se Asllani konsiderohet si një kalim I mundur në Bermen.

Ka qenë pikërisht drejtuesi teknik I ekipit, I cili më herët ka punuar me Asllanin në Elversberg. Steffen e ka theksuar shpesh majde dhe në prezantimin e tij se një afrim I ish lojtarëve të tij nuk shihet aspak si e pamundur. Tashmë, 22 vjecari mund të ketë një kalim të rëndësishëm në karrierën e tij. Pasi që kanë pasur një lidhje mjaft të ngushtë me trajnerin dhe konsiderohet kalim I mundshëm.
Por, nuk shihet mjaft I thjeshtë duke qenë se në dispozicion ka një shumë mjaft të limituar sa I përket kalimeve. Janë vetëm 7.5 milion euro në dispozicion, kjo do e vendosë ende më shumë në vështirësi relaizimin e këtij kalimi.