Dukagjini ka nisur kështu zyrtarisht sezonin e afrimeve. Ekipi kërkon që të jetë shumë më garues në këtë sezon dhe ka vendosur që të afrojë një lojtar të rri. Kushtrim Gashi, mesfushori I cili është I njohur në Superligë do të jetë pjesë e tyre në këtë sezon.
Eksperienca e tij e fundit në Malin e Zi pritet të ndikojë pozitivisht duke sjellë kështu më shumë frymë të re në ekip. Mesfushori ka një njohje më të gjerë të Superligës duke qenë se ka qenë pjesë e disa prej ekipeve si: Prishtina, FC Ballkani, KF Vëllaznimi, Besa Pejë dhe Istogu.

Me një eksperiencë të gjatë ai pritet të shërbejë në Dukagjini duke garantuar kështu një balancë mes lojtarëve të rinj dhe qajses së tyre në fushën e lojës. Shërbesa si katalizator duket se do të jetë e nevosjhme për të sjellë në ekip një frymë e cila është shumë më garuese.
Ismet Munishi ka bërë një zgjedhje e cila është shumë më e sigurt për të. Ai ka një njohje të Gashit duke qenë se kanë pasur një bashkëpunim të mëhershëm. Ka qenë vlerësimi I drejtuesit teknik që e ka afruar më tej në ekip lojtarin e rri. Mesa duket me këtë prurje Munishi kërkon që të jetë shumë më stabël në këtë sezon. Ekipi përballoi disa vështirësi në sezonin e shkuar dhe tashmë ka nxjerrë mësime. Kjo mesa duket ishte hapja e afrimeve për Dukagjinin I cili ka lajmëruar se mund të ketë të tjera afrime gjatë sezonit. Ekipi kërkon që të jetë shumë më present në Superligë këtë sezon.