Mesfushori i Real Madridz Jude Bellingham nuk është ftuar në skuadrën e re të Anglisë. Mes spekulimeve të ndryshme në lidhje me këtë mungesë të rëndësishme në ekip, është zbuluar dhe arsyeja e vërtetë e kësaj mungese. Vendimi mund të jetë marrë për t’i dhënë atij më shumë kohë rikuperimi që rikthimi i tij në lojë të jetë në formën më të mirë. Shkak është bërë së fundmi dhe operacioni në shpatull që ai ka ndermarrë.
Bellingham gjatë korrikut i është nënshtruar një operacioni, duke qenë së ka pasur një lëvizje të përseritur të shpatullës së tij. Edhe pse së fundmi ai është rikthyer në stërvitje të plotë mes një paraqitje të mirë. Rikthimi i tij duket se është në një formë mjaft të mirë. Ku mendohet se shumë shpejt do të jetë në listën kryesore të Alonso.

Tuchel në të njejtën linjë e ka mbajtur atë të larguar në detyrimet ndërkombëtare duke i dhënë atij kohën e favorshme për të qenë në gjendjen e tij më të mirë në vazhdim. Qëllimi i tij është ta përgatisë më tej lojtarin për sezonin e ardhshëm.
21 vjecari është rikthyer në një nder lojtarët më të mirë në Anglia. Shërbimi i tij duke qenë kyc në skuadër dhe gjatë edicioneve të ndryshme si Europian dhe Botëror. Mungesa e tij në skuadër mund të sjellë një hapësirë e cila do të duhet të mendohet prej Tuchel.



