Arijon Ibrahimovic në sezonin e ardhshëm pritet të bëhet pjesë e Bayern Munich. FC Heidenheim ka mundur që të realizojë një kalim të talentit shqiptar në formë huazimi te bavarezët. Një konfirmim i cili është zyrtarizuar dhe është njoftuar dhe nga vetë klubi i Bayern Munich. Pas përfundimit të vizitave mjekësore të tij ka qenë klubi që ka uruar mirëseardhjen e tij. 19 vjecari realizon kështu një qëndrim i cili vjen në Bundesligë për herë të parë.
Huazimet janë një formë e njohur pëe Ibrahimovic duke qenë se më herët ka luajtur në Itali me Frosinonene dhe së fundi ka kryer kalimin në Lazio. Qëndrimi i tij në Lazio qe tepër i shkurtër por arriti më së miri të diferencohej në ekipin italian.

Por, mesa duket ka qenë një keqkuptim që e ka nxjerë jashtë loje qëndrimin e tij në Itali. Me vetëm 19 minuta në fushën e lojës e vendosi atë të sigurt se nuk do të donte një qëndrim në Itali. Pavarësisht, se ofertat për të kanë qenë të shumta ai nuk zgjodhi qëndrimin e tij atje.
Hedenheim, ekipi i tij arriti një marveshje të sukseshme sa i përket kalimit të tij në klubin bavarez. Huazim i cili do të jetë i vlefshëm me një qëndrim deri në 2026. Po ashtu bavarezët gëzojnë dhe të drejtën e blerjes së lojtarit. Bayer në këtë mënyrë është duke ndjekur me përpikëri misionin e saj. Gjetjen e talenteve dhe zhvillimin e tyre në mënyrë e duhur.