Pep Guardiola është duke krijuar një ekip kompakt dhe mjaft konkurues. Forma e të cilëve ka qenë mjaft e mirë dhe me një qëndrueshmëri në lojën e zhvilluar. Por, është konsideruar mjaft kërcënues një largim i cili mund të vijë në klub. Bernardo Silva është duke menduar largimin nga klubi si lojtar i lirë. Është pikërisht një largim i cili mund të ndodhë larg dëshirës së Guardiolës për ekipin e ndërtuar. Kjo pasi dëshira e teknikut është që të sigurojë më tej shërbimin e tij në ekip.
Silva i vendosur me një kontratë e cila është drejt përfundimit, ka zgjedhue që të mos e rinovojë qëndrimin e tij. Kjo ka ngjallur mjaft dyshime në klub sa i përket të ardhmes së tij. Edhe pse tekniku ka krijuar një mjedis mjaft tërheqs për lojtarin duket se nuk është tërësisht i bindur për qëndrimin e tij.

Portugezi dhe pse me një rol të rëndësishëm në ekip dhe raporte mjaft të mira me teknikun, në zgjedhjen e tij ka përfshirë një largim të mundshëm nga ekipi. Dëshira e tij është për një tjetër eksperiencë dhe një mundësi për të qenë pjesë e një skuadre e cila është më konkuruese.
Silva edhe në herët e ka lënë të paqartë zgjedhjen e tij. Në një deklarim ai është shprehur se vendimi është marrë duke shuar kështu të gjitha mundësitë që mund të kenë lidhje me një opsion rinovimi. Vera pritet të jetë dhe periudha kur do të jetë më e qartë qasja e tij dhe vendosja në të ardhmen.



