Courtois drejt zvendësimit, dy opsionet e Real Madrid

Courtois drejt zvendësimit, dy opsionet e Real Madrid

Real Madrid dukshëm është i vendosur për të bërë një ndryshim të rëndësishëm në ekipin e tyre. Porta është një pjesë e cila mendohet se do të preket nga ky ndryshim dhe sigurimi i pasardhësit të Thibaut Courtois është një prej detyrave më të rëndësishme.

Drejtues të klubit janë mëse të vetëdijshëm se një zvendësim i duhur do të ishte zgjedhja më e mirë. Të vendosur nën këtë detyrë ata janë duke sjellë opsionin e duhur. Portieri legjendar i Real Madrid do të duhet të ketë një zvendësim të denjë. Ndëj opsionet kërkojnë kohë duke bërë të mundur një rokadë e cila nuk do të shkaktojë boshllëqe në ekip.

Courtois drejt zvendësimit, dy opsionet e Real Madrid
Courtois drejt zvendësimit, dy opsionet e Real Madrid

Media spanjolle ka sjellë disa emra të mundshëm që mund të shërbejnë si opsion zvendësimi. Bart Verbruggen (23 vjeç) i Brighton dhe Gregor Kobel (28 vjeç) i Borussia Dortmund janë duke qarkulluar si opsione të mundshme për të marrë drejtimin e portës.

Të dy opsionet që janë duke u vlerësuar kanë kontrata respektivisht deri në verën e 2028. Kjo e bën dhe më të mundur kërkesën e Real për të sjellë një përforcim të duhur në ekipin e tyre. Courtois ka një kontratë e cila është e vlefshme deri në verën e ardhshme duke nxitur kështu interesin e klubit për të bërë sa më shpejt një opsion të dytë në portë. Fran Gonzalez i akademisë së Los Blancos është po ashtu një opsion që mund të shërbejë në ekip.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.