United 170 milion euro për transferimin e dy yjeve

United 170 milion euro për transferimin e dy yjeve

Manchester United duket se në këtë verë do të jetë sërisht ndikues në tregun e transferimeve. Drejtues të klubit janë shprehur mjaft të gatshëm për të bërë të mundur afrimin e dy lojtarëve të rëndësishëm nga Premier Liga. Në lidhje me këto transferime drejtuesit janë duke sjellë dhe ofertën e majme prej 170 milion euro.

Michael Carrick duket se e ka stabilizuar disi formën e ekipit duk kërkuar që në vazhdim të sigurojë një konkurencë të duhur në skuadër. Si qëllim në lidhje me këtë afrim është vendosur që pjesë e tyre të bëhën Anthony Gordon dhe Sandro Tonali. Dy lojtarët e rrinj janë konsideruar si opsione të duhura për të bërë një përforcim të duhur të skuadrës.

United 170 milion euro për transferimin e dy yjeve
United 170 milion euro për transferimin e dy yjeve

Newcastle është ekipi i cili i disponon të dy lojtarët ndaj dhe skuadra e kuqe me këtë hap është duke sjellë një lëvizje e cila është e vlefshme në dy aspëkte. Qëllimi i tyre për të sjellë një dobësim të kundërshtarit të drejtpërdrejtë të tyre. Po ashtu dhe pjesë të skuadrës kanë mundësi që të sjellin një shërbim mjaft të vlefshëm.

Raportet financiare duket se janë të vlefshme dhe drejtues do të jenë mëse të gatshëm për të finalizuar një kalim të tillë. Gordon shihet si një opsion i cili mund të sjellë një sulm shumë më të plotë. Ndër të tjera mesfusha mendohet se do të jetë shumë më e plotë me afrimin e një lojtari të rëndësishëm si Tonali.