Courtois, zakonet e reja ende nuk janë bërë pjesë e tyre

Courtois, zakonet e reja ende nuk janë bërë pjesë e tyre

Real Madrid zhvilloi ndeshjen e tyre të parë nën drejtimin e Xabi Alonso. Kupa e Botës për Klube rezervoi kështu takimin e parë zyrtar që spanjolli zhvilloi në drejtimin e klubit. Përballë tij ishte skuadra arabe e Al Hilal, ku Los Blancos mundi të sigurojë një pikë. Ndeshje e cila shkoi me një barazim 1-1. Thibaut Courtois, ka cilësuar se ishte një sfidë ku skemat e tyre ishin të njejtat me ato që kanë punuar me Carlo Ancellottin.

Courtois është një ndër lojtarët I cili njihen për të folurën e tij të drejtpërdrejtë dhe ka ndarë opinionin e tij në lidhje me këtë sfidë. Ai ka theksuar se ende nuk kanë mundur të përvetësojnë skemat e lojës së Alonso. Duke qenë se kanë qenë të pakta ditët në dispozicion dhe nuk janë zakone të cilat mund të vihen direkt në implementim. Gjithësesi, ai shtoi se ekipi është duke punuar ndjeshëm që të sjellë vizionin e Alosno në fushën e lojës.

Courtois, zakonet e reja ende nuk janë bërë pjesë e tyre
Courtois, zakonet e reja ende nuk janë bërë pjesë e tyre

Pas barazimit Alosno vlerësoi se pjesa e dytë ishte ndjeshëm më e mirë. Këtë e ka theksuar dhe Courtois ku shtoi se është bërë një punë e mirë prej tij në këtë realizim. Pavarësisht se në këtë ndeshje debutuan dhe dy hyrjet e reja ekipi nuk mundi që të siguronte një rezultat pozitiv. Mirëpo, optimizmi I tyre është I madh duke qenë se janë në hapat e parë të një epoke të re e cila pritet të nisë në drejtimin e Alonso. Tashmë Real është duke pritur për të dielën që të zhvillojë ndeshjen e tyre të dytë në këtë kompeticion.