Phillippe Coutinho është vendosur përsëri pranë një sfide të re. Lojtari i cili ka vetëm një vit që është vendosur në Vasco da Gama shihet se do të jetë përballë një tjetër vendimi mjaft të rëndësishëm për të. Mesfushori ofensiv pritet të shihet si një opsion i mirë përmirësimi për ekipin e Arabisë Saudite. Pikërisht oferta që pritet të kapin shifrat prej 4 milion euro mund të shërbejnë si tundime për zhvendosjen e tij.
Kontrata e tij e vendosjes në Vasco është duke përfunduar në pak muaj cka e bën që të jetë në lupën e ekipeve që janë të interesuar për shërbimin e tij. Lindja e Mesme është një prej kampionateve që mund të presë lojtarin dhe është e gatshmë që të sjellë dhe disa oferta bujare për të.

Në këtë hap të ndërmarrë ai pritet të vendoset në një kapitull të rri në karierën e tij. Kalimi i tij në Vasco dhe pse i shkurtër mund të ketë shërbyer për të bërë një promovim mjaft të mirë të tij.
Lojtari përpara se të zgjidhte angazhimin e tij në Brazil ka pasur më herët një karrierë mjaft të ngjeshur në europë. Pjesë e klubeve të ndryshme si Liverpoolin, Barcelonën dhe Bayern Munich. Ka mundur të shërbejë më së miri dhe të identifikohey për formën që ai ka arritur atje.
Kulmi i karrierës së tij ishte pikërisht Liverpool. Periudhë e cila shërbeu më tej për kalimin e tij në Barcelona për vlerën e 120 milion eurove.



