Napoli duket se ka nisur hapat e saj për të ndërmarrë një tjetër lëvizje të rëndësishme gjatë verës. Tashmë, në listat e tyre është vendosur Matheus Nunez si një prej objektivave të tyre në këtë sezon. Mesfushori portugez duket se ka ngjallur interes në klubin italian, duke e cilësuar si potencialin e duhur në afrimin e tyre.
Mannas kërkon të të bëjë këtë afrim të rëndësishëm duke qenë se mund të përballen me mungesa të rëndësishmë gjatë dimrit. Andre Frank Zambo Anguissa i cili do të bashkohet ne ekipin kombëtar pritet të sjellë një boshllëk në mesfushë. Njëherësh janë dhe krahët e djathtë që pritet të mbeten të hapur. Ndaj dhe në kërkimin e tyre është vendosur afrimi i një lojtari që sjell më shumë qëndrueshmëri për skuadrën. Shërbim i së cilit do të jetë në favor të një sulmi më të plotë.

Ndaj dhe afrimi i Nunes është cilësuar si afrimi i duhur duke qenë se karakteristikat e tij në fushë e lejojnë një angazhim të tillë. Po ashtu është vlerësuar ai një lojtar që mund të përshtatet me role të ndryshme duke ofruar më shumë fleksibilitet në fushën e lojës.
Kalimi i tij në Manchester City ka ardhur gjatë 2023, periudhë në të cilën u pagua 62 milion euro për shërbimin e tij. Por, nën komandat e Pep Guardiolës shihet se ai nuk po arrin të gjejë hapësirë e duhur në skuadër. Kjo situatë mund ta vendosë lojtarin larg ekipit blu në sezonin e kalimeve.



