Enis Bardhi arrin të shënojë në kampionatin turk

Enis Bardhi arrin të shënojë në kampionatin turk

Superliga Turke u bë shtëpia e tij e re, por Enis Bardhi diti si ta nisë më së miri këtë rrugëtim në Turqi. Këtë verë ai u transferua në Konyaspor, për një hap ndryshe në karrierën e tij. Mesfushori I shkupit I cili është dhe pjesë e formacionit titular në Kombëtaren e Maqedonisë së Veriut ka bërë një hap në superligën turke. Kampionat I cili në përbërje të saj ka mjaft shqiptarë të tjerë dhe me një konkurencë të madhe në ekipe.

Sezoni 2025/2026 sapo ka nisur dhe në ndeshjen hapëse Konyaspor arriti të sigurojë një rezultat mjaft të rëndësishëm. Një fitore e cila e vendos ekipin shumë më të favorizuar për të pasur kështu një hap të mirë në këtë nisje. Përballë Eyupsporit të vendosur si mysafirë ata arritën të siguronin kështu një fitore e cila ishte e para.

Enis Bardhi arrin të shënojë në kampionatin turk
Enis Bardhi arrin të shënojë në kampionatin turk

Ekipi nuk arriti të sigurojë thjeshtë një fitore por ishin të vendosur bindshëm në këtë sukses ku fituan 4-1. Rezultat I cili mund të jetë më vonë si një shtysë mjaft e rëndësishme për ta. Bardhi ishte ndikues në këtë takim ku kishte mundësinë dhe të shënonte për të shërbyer në fitore.

Goli I tretë I shënuar në këtë sfidë ishte nga Bardhi I cili nga pika e bardhë e 11 metërisht arriti të realziojë me sukses. Angazhimi I tij me ekipin ishte deri në minutën e 88 për të pasur më vonë zvendësimin e tij. Është pikërisht një nisje mjaft e mirë e cila do të shërbejë për Bardhin në këtë hap të rri drejt Turqisë.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.