Fisnik Asllani I cili në këtë sezon ishte në formë huazimi pjesë e SV Elversberg, ka vendosur që tashmë ta vazhdojë karrierën e tij në TSG Hoffenheim. Sulmuesi pritet që të nënshkruajë një kontartë që do e mbajë të lidhur me ekipin deri në 2029. Një kontratë afatgjatë tregon se ka një project që lidhet ngushtë me shërbimin e tij në ekip.
22 vjecari, që në këtë sezon ka treguar një formë të qëndrueshme dhe mjaft të mirë ka ngjallur interes në shumë ekip. Interes serioz për lojtarin kanë shfaqur disa ekipe në Bundesligë, por nuk është se kanë qenë mjaftueshëm bindëse për të mundur të sigurojnë shërbimin e tij.
Hoffenheim, ka mundur të sigurojë shërbimin e tij përmes një takimi të drejtpërdrejtë të drejtuesit teknik me sulmuesin. Një vend I rëndësishëm në ekip dhe një project që shihet në zhvillimim në vazhdim e vendos atë të bindur pjesë të skuadrës. Kjo e ka bërë që dhe vendimi I tij të ishte më I sigurt.

Karriera e tij ka nisur në Union Berlin dhe më pas në 2020 ka bërë të mundur kalimin në Hoffenheim. Ishte vetëm një periudhë e shkurtër që ai është angazhuar me ekipin e moshave deri sa të kishte vend në ekipin e parë. Huazimet e tij kanë qenë disa në këtë karrierë të ngritur ku ka krijuar një përvojë mjaft të vlefshme. Në këtë sezon të mirë ai ka mundur që tashmë në market të ketë një vlerë prej tetë million euro. Kjo tregon një shumë e cila është gati dhjetë fish më shumë se në sezonet e kaluara.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.