Foda dy formacione të gatshme për ndeshjen e sotme

Foda dy formacione të gatshme për ndeshjen e sotme

Kosova ka mundur të kryejë stërvitjen e saj të fundit përpara sfidës së tyre me Zvicrën. Është njëherësh sfida e cila do të nisë dhe rrugëtimin e tyre në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Edhe pse në kushte atmosferike jo të duhura ekipi dardan ka zhvilluar seancën stërvitore për të qenë të gatshëm. Ekipi ka në përbërje të saj dy mungesa mjaft të rëndësishme, Milot Rashica dhe Edon Zhegrova.

Por, Foda nuk është se e konsideron një pikë të dobët duke qenë se dhe në herët e shkuara kanë mundur t’ia dalin në sfida me mungesa të rëndësishme. Rasti I fitores së tyre ndaj Islandës është një dëshmues se loja me mungesa nuk mund të paraqesë asnjë pengesë për ta. Stërvitja e fundit e ka shtyrë drejtuesin teknik që të përdorë dy skema të ndryshme sa I përket angazhimit të lojtarëve. Formacionet e mundshme që pritet të hedhë në fushë Foda pritet të jenë 4-4-2 dhe 4-2-3-1.

Foda dy formacione të gatshme për ndeshjen e sotme
Foda dy formacione të gatshme për ndeshjen e sotme

Porta sipas Fodës do të duhet të besohet ndaj Aro Muric, dhe në mbrojtje të ketë një vendosje të katër lojtarëve. Mërgim Vojvoda, Amir Rrahmani, Lumbardh Dellova dhe Dion Gallapeni. Do të shërbejnë në mbrojtjen e skuadrës. Mesfusha do të angazhojë Elvis Rexhbeçaj dhe Leon Avdullahu, Ermal Krasniqi që do të jetë në të djathtë ndërsa Muharrem Jashari në të majtë.

Vedat Muriqin dhe Fisnik Asllanin shihet si dyshja e cila do të jetë e përqëndruar në sulmin e ekipit duke sjellë kështu në vazhdim angazhimin e tyre. Njëherësh ka zëra dhe për një tjetër skemë ku mendohet se do të ketë formacion 4-5-1. Kjo do të sjellë një mbrojtje dhe parasulm shumë më të përqëndruar.