Foda, zbulon celësin e suksesit të fitores ndaj Suedisë

Foda, zbulon celësin e suksesit të fitores ndaj Suedisë

Kombëtarja e Kosovës ka mundur të sigurojë një fitore të madhe ndaj Suedisë. 2-0 arriti ekipi që të vendoset i diferencuar në ndeshjen e tyre të dytë në këto kualifikuese. Në këtë mënyrë ekipi arrin të shuajë të gjithë pasiguritë e krijuara nga përballja e tyre e parë në këto klasifikuese. Humbja me katër gola që prej pjesës së parë ndaj Zvicrës ishte pikërisht një prej atyre që do të duhej të rikuperohej.

Ndaj dhe reagimi i tyre me një kombëtare e cila ka yje botëror në përbërjen e saj ishte i duhuri. Franco Foda është shprehur tepër optimist prej kësaj dalje ku ka bërë dhe vlerësim për të gjithë lojën që ka zhvilluar skuadra.

Foda, zbulon celësin e suksesit të fitores ndaj Suedisë
Foda, zbulon celësin e suksesit të fitores ndaj Suedisë

Tekniku gjerman arriti të bënte zvendësimin e duhur në ekip duke sjellë kështu një bllokim të plotë të Viktor Gyokers dhe lojtarëve të tjerë. Zvendësimi i Baton Zabërgjës me Ilir Krasniqin ishte pikërisht hapi i duhur për të.

90 minuta lojë ekipi arriti të tregojë një formë mjaft të mirë. Pikërisht dalje që e vendosi ekipin të barabartë përballë një ekipi të madh si Suedia.

Vendosja e dy sulmueseve në ekip ishte hapi i duhur për të sjellë kështu një lojë e cila ishte shumë më kreative dhe mundësi aksioni. Vedati dhe Albion Rrahmani ishin pikërisht dy angazhime të duhura për të realizuar aksionin.

Në tërësi sipas tij paraqitja ishte mjaft e mirë dhe arriti të sjellë kështu një rezultat që e vendos kosovën shumë më të sigurt në vazhdim.

Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.