Fushata më e fundit e Mozzart, sjell ujë në Kenia

Fushata më e fundit e Mozzart, sjell ujë në Kenia

Sot, në shekullin e 21 jetesa për shumë kenianë është më e vështirë, dhe pse me ndryshimet e fundit teknologjike dhe në një botë e cila është duke vrapuar për njerësit atje duket sikur koha ka ngelur. Një problemetaikë që është shqetësuese dhe jetike për të gjithë popullsinë e cila jeton atje është dhe uji I pijshëm, cka e vështirëson tej mase jetën normale. Kompania Mozzart, e cila operon në këtë vend për më shumë se gjysëm dekade, ka nisur fushatën e saj “ Njëqind puse për komunitetin”, kjo do të sigurojë për popullsinë vendase ujë të pastër për përdorimin e tyre të përditshëm.

Kjo fushatë ka kohë që ka nisur dhe pusi I fundit I tyre u hap në Kisumu në Kenian perëndimore. Në ngjarjen ceremoniale morën pjesë dhe autoritetet më të larta keniane, Ministria e Mjedisit, Ndryshimeve Klimatike dhe Burimeve Kombëtare, njëherësh dhe përfaqësues të kompanisë që është solidarizuar me problemin e tyre dhe ka bërë donacionet Mozzart nga Kenia dhe Serbia.

Të ecësh më shumë se dhjetë kilometër në ditë për ujin e pijshëm, është një ndër sfidat që përballen banorët e asaj krahine, por jo e vetmja duke qenë se ka sëmundje dhe infeksione të shpeshta të cilat vijnë prej mungesës së saj.

Drejtuesi I fushatës sensibilizuese të Mozzart u shpreh se zgjidhja e këtij problemi jetësor është një ndër hallkat kyce në lufëtn që do të duhet të bëjë shoqëria për nje jetesë më të mirë dhe dinjitoze në cdo skaj të botës, Mozzart është një komunitet I cili gjithmonë ndihmon.

Fushata më e fundit e Mozzart, sjell ujë në Kenia

Njëherësh, vizita e përfaqësuesit të Mozzart shkoi dhe në një komunitet që është hapur përpara dy vitesh pusi Machakos, ku u pa dukshëm ndryshimi dhe rëndësia e këtij burimi jetësor shumë më pranë njerëzve dhe efektin ndihmës të tyre. Prej më shumë se tre vitesh në zonën e tyre nuk ka reshje shiu, por falë projektit të kompanisë Mozzart nuk kanë probleme me ujin e pijshëm, kjo u vre dhe në fytyrat e fëmijëve të shkollave dhe banorëve të cilët ishin falenderues.

Nuk janë vetëm puset pjesë e projektiti ndihmues së Mozzart, pasi ata ofrojnë shërbim mbështetje për sistemin shëndetësor në Kenia si pjesë e veprimeve të saj me përgjegjësi shoqërore. Inkubatorët, sterilizues, shtretër, monitorë për monitorimin e gjendjes së pacientëve, bombla oksigjeni, janë vetëm një pjesë e pajisjeve të reja të dhuruara nga kompania Mozzart. Një rast I cili ja vlen të përmendet është se vetëm pak muaj pas mbritjes së inkubatorëve në Qendrën Shëndetësore Ëaithaka në Kenia, u shpëtuan jetët e binjakëve të lindur në muajin e shtatë. Vogëlushët tashmë gëzojnë shëndet të plotë dhe në zonë, njihen si mrekulli e Mozzart. Mozzart, pjesë e organizimit e saj në vendet ku ka vërtet nevojë është një shpresë për ta dhe ofron mbështetje të vazhdueshme dhe në bashkëpunim me organizata ndërkombëtare.