Sot, në selinë të UEFA-s në Zvicër është hedhur shorti I cili përcakton fazën e 1/8 në UEFA Champions League. Tashmë ekipet të cilat janë kualifikuar kanë mundësi të njohin kundërshtarin e tyre të të shuajnë të gjithe hijet e dyshimit sa I përket kundërshtarit të mundshëm. Dy ditë, që ekipet janë kualifikuar dhe kanë krijuar skema të ndryshme, por tashmë pas hedhjes së shortit janë në djeni se si do të jenë përballjet.
Kaulifikimet prodhuan disa supriza dhe mungesa për ekipe të cilat kanë bërë histori në Champions, ndaj pritet që dhe kjo fazë të mos jetë “normale” duke prodhuar dhe duke sjellë një seri suprizash. Sfida e cila u konsiderua një rastësi e bukur është ajo mes dy klubeve madrilene të cilat do të ndeshen në këtë përballje mes Real Madrid dhe Atletico Madrid. Përballja e klubeve do të jetë si më poshtë:
Club Brugge – Aston Villa
Borussia Dortmund – Lille
Real Madrid – Atletico Madrid
Bayern Munich – Bayer Leverkusen
PSV Eindhoven – Arsenal
Feyenoord – Inter
Benfica-Barcelona
PSG-Liverpool
Një ndër kompeticionet më interesante të klubeve të futbollit do të celë siparin e saj për kaulifikimet në fazën cerek finale në katër mars, ndërsa ndeshjet e kthimit pritet të jenë në 11 dhe 12 mars. Tashmë, ekipet kalojnë në fazën përgatitore dhe në kampioantet vendase ku ka edne kohë për ta që të përballen me kundërshtarët. Interesante do të jetë cdo sfidë dhe do të shohim grindën e secilit ekip se si do të përballet në këtë fazë dhe cila do të jetë lufta e tyre për t’u kualifikuar në cerek finale, kompeticioni fillon dhe bëhët shumë më interesant në këtë fazë.