Inter mesa duket është një tjetër skuadër e cila do të kërkojë më tej shërbimin e Nico Paz. Lojtari i Como është shnderuar në një opsion të mundur të kalimit të tij në zikaltërit. Është pikërisht një lëvizje e cila është konsideruar si opsion i mundshëm që të ndodhë gjatë verës së ardhshme. Argjentinasi me një formë mjaft të mirë nuk është vendosur vetëm në radarin e Inter. Por, ka pasur dhe një seri ekipesh të tjera europiane që kërkojnë shërbimin e tij.
Ajo që shihet e mundur është po ashtu një lëvizje që Real Madrid është duke menduar për kalimin e tij në klub. Mesa duket Los Blancos janë duke menduar për të aktivizuar klauzolën e tyre të riblerjes për një shumë prej 10 milion euro. Kontrata e tij me klubin e bardhë e mundëson këtë opsion dhe shihet një klaim i mundshëm në Madrid.

Paz me rikthimin e tij në Madrid do të jetë krah dy mesfushorëve të tjerë të klasit botëror. Kjo do e shndërojë detyrën e Alonso shumë më të thjeshtë duke përfituar mes Guler dhe Bellingham. Ndaj dhe Inter duket se do të jetë shumë më kërkues për shërbimin e tij.
Nën drejtimin e Fabregas, 20 vjecari duket se ka dhënë të gjithë potencialin e tij. Ai ka shërbyer në ekip duke u shndëruar kështu si një opsion i rëndësishëm. Koha e qëndrimit në një ekip përgatitor duket se është drejt fundit duke dhënë më shumë hapësirë për të ardhmen e tij.



