Italia me vetëm një përfaqësuese në Champions

Italia me vetëm një përfaqësuese në Champions

Një humbje tjetër për futbollin italian këtë të mërkurë, Juventus nuk arriti dot të triumfonte përballë PSV, u mposht me një rezultat 3-1. Në përballjen e parë të play off Juve kishte fituar me një rezultat 2-1, dhe rezultati I djeshëm e nxjerr atë përfundimisht jashtë Champions me një ndëshkim I cili vjen fill pas eleminimit të Atalantës dhe Milan. Tashmë Seria A është e përfaqësuar vetëm me Inter në Champions, I cili ka mundur që të rezitojë dhe të qëndrojë më gjatë në këtë kompeticion.

Një ndeshje e qetë u zhvillua ku la përshtypjen se Juve, për shkak të rezultatit të mëparshëm ishte më I predispozuar për të qenë pretendent në fitore. Fillimisht zhbllokimi I rezultatit erdhi në pjesën e dytë në minutën e 53, ku ishte Perisic I cili e coi sfidën në një barazim të përgjithshëm 2-2. Më pas dhe kundërpërgjigja e Juventus ishte tepër e shpejtë e cila kaloi në epërsi me Ëeah, një gol I cili fillimisht erdhi me kontestime më pas me verifikimet në VAR, u cilësua si I rregullt.

Një gol në minutën e 74 e rindezi përsëri lojën dhe I coi vendasit në avantazh duke mbajtur shpresën gjallë për një kualifikim të mundur. Juventus nuk është se pati një reagim dhe nuk arriti të mbante dot presionin e lojës. Në minutat shtesë të lojës ishte Flamingo ai I cili e vulosi këtë sfidë duke shënuar golin e tretë të përballjes dhe duke I dhënë PSV mundësinë që të kualifikohet më tej. PSV një klub interesant që në këtë përballje tregoi potencialin e saj, pavarësisht se ishte e vendosur në një pozitë jo të barabartë për shkak të ndeshjes së tyre të parë.