Juventus rrezikon përjashtimin nga garat europiane

Juventus rrezikon përjashtimin nga garat europiane

UEFA është treguar mjaft strikte sa I përket vendosjes së rregullave dhe respektimit të tyre. Së fundmi me një vendim të marrë nga autoriteti më I lartë drejtues sportiv janë larguar dy ekipe nga europa. Dy klube janë larguar nga garat europiane për shkak të shkeljes së rregullave financiare. Po, ashtu dhe Juventus klubi I madh italian është vendosur nën hetim nga ku rrezikon dhe një dënim të mundshëm.

‘’Zonja e vjetër’’, bëri pulike pasqyrat financiare, nga ku janë njoftuar dhe për mundësinë e nisjes së një procesi nga UEFA. Ajo cka mund të bëjë nisjen e këtij procesi ka të bëjë pikërisht me ‘’Rregullimin e Fitimeve nga Futbolli’’. Është një procedurë e cila do të përfshijë një shtrirje kohore prej tre vitesh. Sezonet që do të jenë në hetim janë 2022/2023 deri në 2024/2025. Me një vendim I cili pritet të jepet verën e ardhshme sa I përket mundësisë së një mase dënimi.

Juventus rrezikon përjashtimin nga garat europiane
Juventus rrezikon përjashtimin nga garat europiane

Edhe pse ekipi pritet të jetë tepër I rregullt sa I përket kostos së skuadrës. Shkeljet e mëhershme të tyre pritet të sjellin vetëm penalitete që kanë të bëjnë me financat e klubit. Kujtojmë se në këtë sezon Juventus është pjesë e Champions League. Kompeticion I cili më herët u bë I pamundur për ta për shkak të një dënimi. Dënim I cili vinte pikërisht prej shkeljes së rregullave të ndryshme financiare. Autoriteti është treguar mjaft strikt sa I përket rregullave dhe shihet se mund të prekë dhe klubet e mëdha.