Lautaro mbret i Europës, askush si argjentinasi

Lautaro mbret i Europës, askush si argjentinasi

Goli i djeshëm e vendosi futbollistin argjentinas në piedestalin e futbollit europian. Ai është shndëruar lojtari i parë i Inter që mund të shënojë të paktën një gol në shtatë edicione të ndryshme të Champions League. 159 gola janë seria që ai ka mundur të shënojë me fanellë e Inter. Ndër të cilat 23 gola janë shënuar vetëm nga Lautaro në këtë kompeticion europian.

Me golin e shënuar në fitore e tyre ndaj Slavia Pragës 3-0, ai është vendosur kështu në historinë e artë të Inter. Lautaro ka mundur të vendosë një rekord personal por dhe për ekipin duke shënuar kështu në shtatë edicione të ndryshme të Champions League.

Lautaro mbret i Europës, askush si argjentinasi
Lautaro mbret i Europës, askush si argjentinasi

Në këtë rekord që ka mundur të regjistrojë ai barazon rezultatin me yje të tjerë në klube europiane që kanë mundur të realizojnë këtë rekord. Haaland, Kylian Mbappe dhe Antoine Griezmann janë disa prej emrave që kanë mundur të shënojnë duke u shtuar dhe Lautaro.

Me këtë rekord të vendosur ai ka mundur të shnderohet në Inter dhe si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave me 157 gola të shënuar. Ai është golashënuesi i gjashtë më i mirë i ekipit zikaltër. Një formë e mirë e tij deri në fund të sezonit mund ta vendosë lojtarin në pozitën e top tre lojtarët në të mirë në Inter. Në listë në të cilën gjendet dhe Roberto Boninsegna me 171 gola të shënuar. Martinez ka mundësi të mirë që të mund të renditet mes ajkës në ekipi zikaltër.