Legjenda e Real Madrid drejt drejtimit të klubit gjerman

Legjenda e Real Madrid drejt drejtimit të klubit gjerman

Legjenda e Real Madrid, Raul Gonzalez mendohet se do të marrë drejtimin e Borussia Monchengladbach. Një mundësi që është ofruar për të duket se mund ta bëjë shumëshpejt drejtues të klubit gjerman. Mediat janë ato të cilat kanë raportuar për një ndryshim të tillë në këtë sezon. Emri I tij është propozuar fill pas shkarkimit të Gerardo Seoane më 16 shtator.

Largimi I tij nga Real Madrid erdhi pikërisht pas gjashtë vitesh ku ai kishte nisur bashkëpunimin me klubin e bardhe. Gonzalez zgjodhi që këtë verë të jepte dorëheqjen nga posti që mbante dhe tani mund të jetë një rikthim I tij I muundshëm. Tashmë, me një rol shumë më të rëndësishëm ai mund të marrë drejtimin e klubit të njohur gjerman.

Legjenda e Real Madrid drejt drejtimit të klubit gjerman
Legjenda e Real Madrid drejt drejtimit të klubit gjerman

Drejtuesit e klubit gjerman e kanë parë si zgjedhje të duhur duke qenë se ai ka një njohje të kampionatit. Duke qenë se ai ka luajtur për Schalke 04 prej 2010 deri në 2012. Spanjolli I cili nuk paraqet një kërkesë të lartë financiare është bërë edhe më tërheqës për drejtuesit e klubit që kërkojnë të përfitojnë shërbimin e tij.

Njëherësh është vlerësuar për teknikat e tij më herët dhe shihet si opsion që mund të shërbeje në ndryshimin që mund të vijë në skuadër. Afrimi I tij mund të sjellë freskinë e duhur në ekip, por mund të shërbejë dhe si një magnet për tërheqjen e emrave të rinj në ekip. Duke qenë një drejtues spanjoll si Alonso te Leverkusen e ka dëshmuar suksesin e afrimeve. Kjo mund të jetë një lëvizje e Gonzalez në këtë sezon.