Liverpool ka qartësuar situatën e saj me Luis Diaz. Ekipi i kuq ka shprehur se lojtari nuk është në shitje. Kjo ishte dhe një formë refuzimi e cila ka ardhur ndaj ofertave të shpeshta të cilat kanë ardhur prej Barcelonës jo në rrugë zyrtare. Anësori kolumbian do të jetë pjesë e ekipit dhe për një sezon.
Nuk ka qenë vetëm interesi i Barcelonës për të pasur Diaz në ekipin e tyre. Oferta kanë ardhur dhe prej ekipit saudit të Al Nassr që ka kërkuar të bashkohet me ekipin anësori. 28 vjecari ka një formë e cila është e pëlqyer për shumë prej ekipeve. Por, Liverpool është shlrehur i sigurt për qëndrimin e tij në klub.
Diaz vjen pas një sezoni mjaft të mirë në klub. Duke e vendosur atë të sigurt në ekip. Ai gjatë këtij sezoni ku Liverpool arriti të shkëlqente arriti të shënojë një seri prej 13 golash. Kjo ka shërbyer si një tërheqje e vëmëndjes për shumë prej ekipeve europiane.

Barcelona e cila e ka ndjekur prej kohësh lojtarin, ka marrë një refuzim. Pavarësisht, se fjalët që qarkullojnë janë për një marveshje personale e cila është vendosur mes tij dhe ekipit. Kjo nuk është aspak e qartë apo e njohur.
Qëndrimi i tij vjen pas një sezoni të jashtëzakonshëm që pati Liverpool në këtë sezon. Ku zgjedhja e tyre është të mos shesin asnjë prej lojtarëve. Është një rregull i ekipit i cili ka zgjedhur të mbajë ekipin i cili e vendosi në krye të Premier Ligës këtë sezon. E gjitha për një tjetër rrugëtim të rëndësishëm.
Comments are closed, but trackbacks and pingbacks are open.