Divock Origin I cili ka një kontratë prej katër milion euro në vit është duke rënduar shumë më tej financën e klubit. Pavarësisht, se është një sulmues inekzistent duke qenë se ka munguar në ndeshjet e tyre që prej maj 2023. I vendosur në këtë pozitë ai është cilësuar si një pengesë e cila do të duhet të shuhet prej Milan. Kontrata e tij përfundon në verën e 2026, ndaj dhe qëllimi I tyre do të jetë shitja e tij.
Origit I cili te Milan u transferua nën një vrull mjaft të madh ndryshimi. Kalimi I tij në 2022 nuk është se ndryshoi më tej reparin ofensiv ashtu si ishte premtuar më herët. Shumë shpejt ai u shndërua në një ndër marveshjet e dështuara të klubit. Kalimi I tij nuk është se kushtoi për kuqezinjtë duke qenë se ai u afrua si lojtar I lirë nga Liverpool.

Por, kontrata e tij prej 4 milion euro në sezon është bërë mjaft rënduese për financat e klubit. Me vetëm dy gola të shënuar në të gjithë kompeticionet. Forma e tij jo e mirë dhe dëmtimet e kanë bërë që ai të jetë një sulmues fantazëm për ekipin. Më herët Milan morri dhe një tjetër lëvizje sa I përket lojtarit, duke menduar një huazim. Nottingham Forest nuk është se ngjalli aspak shpresën e tij për një riaktivizim.
Ajo që e bën njëherësh dhe tepër shqetësuese është fakti se ai është duke fituar nga klubi një shumë më të lartë se Modric. Mesfushori I cili me kalimin e tij në këtë sezon po shihet si një mundësi për klubin në një qëndrim më afatgjatë.



