Mohamed Salah, vendoset në historinë e Premier Ligës

Mohamed Salah, vendoset në historinë e Premier Ligës

Mohamed Salah dhe me nisjen e këtij ediciini të Premier Ligës ka mundur të sjellë një formë mjaft të mirë. Sulmuesi ka mundur të shënojë një gol nga pika e 11 metërshit. Gol i cili shërbeu në tej dhe për fitoren e Liverpool, 1-0 ndaj Burnleyt. Me këtë gol ai nuk shërbeu vetëm në fitoren dramatikë të ekipit të tij por gjithashtu arriti të shënojë emërin e tij në një pjesë të rëndësishme të futbollit Anglez.

Goli i tij shërbeu për t’u vendosur në vendin e katërt duke kaluar më herët rekordin e mbajtur nga Andy Cole. Tashmë, ai është në listën e golashënuesve më të mirë në të gjitha kohrat.

Mohamed Salah, vendoset në historinë e Premier Ligës
Mohamed Salah, vendoset në historinë e Premier Ligës

Rekord i tij i cili arriti të shënohej pikërisht në një sfidë mjaft të vështirë për Liverpool. Duke qenë se lufta e tyre për të thyer murin e vendasve rezultoi një sfidë e pamundur për ta. Shërbeu pikërisht reduktimi i numërit të tyre në 10, pas ndëshkimit me të kuq të Ugochukwu. Edhe pse me numër të reduktuar rezistenca e tyre vazhdoi dhe më tej.

Do të duhej më pas një prekje me dorë në zonë, që Salah të mund të shndëronte atë në një gol që solli kështu dhe vendosjen e rekordit për egjiptianin. Me 188 gola në Premier Ligë ai ka mundur të vendoset në top lojtarët që kanë shënuar. Legjenda e Anglisë vazhdon të mbajë më tej rekordin prej 260 gola në krye të saj. Kjo mund të jetë një mundësi premtuese për Salah që të sigurojë një pozitë ndryshe në këtë sezon që sapo ka filluar.