Paz I preferuar nga Anglezët, merret vendimi për të

Paz I preferuar nga Anglezët, merret vendimi për të

Real Madrid duket se është treguar mjaft I qartë për një prej talenteve të tyre të huazuar. Qëllimi I tyre do të jetë të rikthejnë në skuadër shërbimin e Nico Paz. Kështu klubi madrilen ka refuzuar më herët disa oferta mjaft të majme që kanë mbritur për argjentinasin. Ishin pikërisht klubet e ndryshme të Premier Ligës të cilat kërkuan të përfitonin shërbimin. Ata ishin njëherësh të gatshëm që të sillnin oferta të ndryshme që shkonin deri në 70 milion euro.

Mesfushori I cili është vendosur në Como duket se po kalon një periudhë mjaft të mirë atje. Lojtari shihet se është rritur ndjeshëm nën drejtimin e stafit italian. Por, mesa duket që me mbritjen e tij atje është konsideruar si një kalim që do të zgjaste mjaft pak. Me synimin kryesor për një lojtar I cili do të vinte drejt rritjes. Ai synonte gjithnjë një rikthim të mundshëm në ekipin madrilen.

Paz I preferuar nga Anglezët, merret vendimi për të
Paz I preferuar nga Anglezët, merret vendimi për të

Vera e ardhshme pritet të jetë ajo e cila do të shënojë dhe rikthimin e tij në Reali. Klubi spanjoll duket se ka arritur marveshjen me Como sa I përket kësaj transferte duke synuar rikthimin në ekip. Në këmbim do të jenë dhe 10 milion euro ndaj shërbimit të tij si shumë e cila do të jetë mirënjohje për zhvillimin e talentit atje.

Nico Paz nuk ka marrë asnjë cmim, dhe pse ka pasur një interesin mjaft të madh sa I përket shërbimit të tij. Lojtari është vendosur në qendër të disa ekipeve por shihet si e pamundur një marveshje shkëmbimi.