Real Madrid është duke e konsideruar realisht një lëvizje të rëndësishme në skuadrën e tyre. Qëllimi i tyre do të jetë shitja e dy lojtarëve brazilianë, pavarësisht peshës që ata kanë në ekip. Vinicius Jr dhe Rodrygo janë konsideruar dy opsione të mundshme për të rinovuar kështu sulmin në ekip. Kështu ekipi do të jetë i gatshëm për të nsiur një tjetër cikël të rëndësishëm.
Prej kësaj transferte ata janë duke synuar një shumë prej 350 milion euro e cila do të mund të përdoret për afrime të tjera. Kështu në të njejtën kohë do të jetë e mundur që ata të lehtësojnë njëherësh dhe shpenzimet e tjera të klubit. Kryesisht janë ato të cilat lidhen me pagat, cka klubi ka hasur shpesh vështirësi.

Largimi i tyre është konsideruar dhe pas një formë aspak të qëndrueshme të tyre në daljet e fundit. Kjo ka ngjallur më tej dyshime në drejtuesit që kanë konsideruar si një hap të duhur një ndryshim të tillë.
Forma e tyre në momente të ndryshme ka qenë mbreslënëse por të ndjekur më tej një lëvizje e tillë mund të shërbejë më tej në ndryshimin e formës së ekipit. Vinicius Jr është një nder lojtarët që ka ngjallur më shumë interes për kalimin e tij në klubet arabe. Por, njëherësh janë dhe klube të Premier Ligës që janë duke e vleresuar një transferim të tillë. Rodrygo në krahun tjeter eshtë një tjetër lojtar që shihet si opsion i duhur permirësimi për shumë klube elitare europiane.



