Wayne Rooney ka pasur një eksperiencë si bashkëlojtar me Cristiano Ronaldo në Manchester United. Më herët ai e ka përshkruar stilin e lojës së tij si të përshtatshëm. Duke qenë se ai shpesh herë është vendosur në pozicionimin që do të duhet të përshtaste lojën për të qëndruar sa më pranë linjave të Ronaldo.
Anglezi ka qenë krah Ronaldo në Manchester United prej 2004 deri në 2009. Periudhë që kanë luajtur së bashku në pesë sezone në Premier Ligë. Së bashku ata kanë luajtur një total prej 205 ndeshjesh dhe kanë dhënë një total prej 30 asistmesh ndaj njëri tjetërit. Forma e ekipit në atë periudhë ka qenë mjaft e mirë ku kanë mundur të fitojnë tre Premier Liga vit pas viti.

Rooney në një intervistë të dhënë së fundmi ka folur në lidhje me këtë periudhë. Ai nuk e cilësoi si sakrifikim lojën që ai zhvilloi krah një prej lojtarëve më të mirë në botë. Qëllimi I tij në përshtatje ka qenë vetëm për të sjellë kontribut në ekip dhe të arrijnë rezultate të kënaqëshme.
Ndër të tjera ai e ka cilësuar portugezin si krejt të vecantë. Duke shtuar se ai ka dicka në trurin e tij që nuk e ka asnjë tjetër. E cila ka të bëjë me mentalitetin e tij në fushën e lojës, që nuk e ka hasur në asnjë prej lojtarëve të tjerë më herët. Sulmuesi anglez e vlerësoi ecurinë e tij dhe e kosnideron si një prej më të mirëve që ka luajtur në fushën e blertë.



