Rreziku I dhurimit të produkteve të lotarisë fëmijëve

Rreziku I dhurimit të produkteve të lotarisë fëmijëve

Dy autoritetet kryesore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat janë të autorizuara për të kryer mbarvajtjen e aksesit që kanë fëmijët në lojërat e fatit si Këshilli Kombëtar I SHBA-së për Problemet e Lojërave të Fatit dhe Qendra Ndërkombëtare e Lojërave të Fatit dhe Sjelljet me Rrezik të Lartë në Univeristetin McGill kanë nisur një fushatë që nxjer në pah rreziqet e dhurimit të produkteve të lotarisë për fëmijët dhe të rinjtë.

Këto statistika të ndërmara për studim, kryesisht janë të bazuara te fushatat e dhurimit që bëhen gjatë periudhës festive, ku ata kanë vënë re se fëmijët bëhen shumë më të ekspozuar në këtë peridhë ndaj produkete të llotarisë që vijnë në formën e dhuartave. Kjo është një fushatë e cila ka marrë një mbështetje në një rafsh shumë më të gjerë dhe ku shihet qartë se do të kërkojë një minimizim në mënyrë drastike ndaj situatave aspak të pakëndshme që mund të krijohen duke cënsuar një shtresë e cila nuk ka mbrojtjen e duhur.

Të gjitha organizatat që marrin pjesë do të ndërmarrin një sërë iniciativash për të promovuar fushatën, temat kryesore do të jenë sa I përket edukimit në komunitet dhe rreth rreziqeve të dhurimit të biletave te llotarisë për fëmijët cka e bën promovimin e llotarive dhe lojërave të fatit në një grupmoshë e cila është e papërgjegjshme për pasojat që mund të ketë ajo.

Aktivitetet që do të organizohen do të mbahen në një shkallë të gjerë cka synon një ndërgjegjësim në masë të tyre. Aktivitetet përfshijnë njiftime për shërbimin publik, mesazhe në media sociale, reklamim dixhital dhe trajnime për shitësit.

Ajo cka synohet është një mbrojtje urgjente e fëmijëve nga kjo skemë promocioni, produktet e llotarisë nuk janë një produkt për fëmijë,pasojat që ato mund të sjellin mund të jenë të parikuperueshme për ta. Autoritetet kanë reaguar duke pasur një sensibilizim në masë dhe duke e goditur këtë fenomin I cili është parë dukshëm të nodhë duke shkaktuar problematika në shoqëri.

NCPG: Produktet e lotarisë nuk janë një dhuratë e përshtatshme për fëmijët

Drejtori ekzekutiv i NCPG Keith Whyte vlerësoi nivelin e mbështetjes për fushatën e këtij viti. Ai tha se është thelbësore të pranohet se biletat e lotarisë nuk janë dhurata të përshtatshme për fëmijët ose adoleshentët.